Arrestohen dy persona, iu sekuestrohet kokainë e marihuanë

Janë arrestuar dy persona nga Zveçani, pasi që dyshohet se e kanë kryer veprën penale ”blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, ”armëmbajtje pa leje dhe ”falsifikim i dokumentit”.
Siç bëhet e ditur nga Policia të dyshuarve iu janë sekuestruar vetura, 453 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,  një pistoletë, një karikator, 4 fishek, 2.71 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 5 qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një SIM kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të njërit të dyshuar dhe disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /21Media

Back to top button