Artikulli i revistës franceze për Kosovën, sërish përplasje në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës sot kërkoi veprime konkrete të institucioneve karshi artikullit në revistën franceze “Petit Fute”, ku Kosova cilësohet si “tokë bizantine ku lindën manastiret ortodokse serbe”.
Në të kundërtën, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, paralajmëroi se do të iniciojnë mocion për shkarkim të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Kërkoj nga MINT të na dokumentojë atë që ka thënë, padinë dhe demantin që ajo ka bërë karshi këtij shkrimi. Cilat veprime janë marrë sot, kush është autori i këtij punimi dhe ku është llogaridhënia e institucioneve të Kosovës, ku Kosovën e promovojnë si një vend të lindjes së manastireve ortodokse serbe. Ne nuk mund të heshtim karshi këtij skandali dhe ku po cenohet shteti i Kosovës”, tha ai.
Por, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u shpreh se kanë kërkuar nga revista të tërheq artikullin dhe bëri të ditur se kanë angazhuar avokatë për të ngritur një padi ndaj revistës.
“Në komunikim me ministren Hajdari dhe me lejen e saj, po e jap sqarimin. Kërkesa zyrtare për tërheqjen e artikullit nga kjo revistë është dërguar, ky presion është i vazhdueshëm deri të tërhiqet artikulli. Veprimi i dytë është se janë angazhuar avokatë për ngritjen e padisë ndaj revistës për shkeljen e kushteve të marrëveshjes. Marrëveshja siç e dini me revistën, është lidhur në vitin 2016. Artikulli në fjalë asnjëherë nuk është autorizuar nga KIESA dhe MINT, ekzistojnë shkresat dhe dëshmi nga ministrja në adresën e revistën ku në mënyrë ekspliciti nuk miratohet përmbajtja e draftit të këtij artikulli dhe jepen rekomandime për korrigjime në tekst”, u shpreh ai.

Back to top button