Bislimi: Në Thesarin e Kosovës ka më pak mjete se vitin e kaluar
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Thesarin e Kosovës sivjet ka më pak mjete së në vitin e kaluar.
Ai theksoi se të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind.
“Në ditën e sotme, të vitit të kaluar, në Thesarin e Republikës së Kosovës kemi pasë mjete, në nivelin e 702 milionë eurove, sot në buxhetin e Republikës së Kosovës kemi 697 milionë euro, domethënë kemi mjete më pak se vitin e kaluar. Kemi 0.7 për qind më pak mjete në thesar, se kemi pasë në vitin 2021, në ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind”, tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se shifrat thonë se Qeveria e ka thyer rekordin e vetes me deficit.
“Zëvendëskryeministri është shumë inteligjent. Unë i shoh shifrat, s’jam inteligjent sa është ky, shifrat thonë qe e keni thyer rekordin e vetes me deficit. Me Serbinë i ke rritur 13 për qind importet e me Shqipërinë i ke zvogëluar për 10 për qind”, ka thënë Hoti./21Media