Artistët e “O sa mirë” aderuan në PDK

Edhe disa artistë i bashkohen “Fillimit të ri”

Skenaristi Ard Islami dhe aktori Fisnik Ademi aderuan sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Vet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook, se skenaristi dhe aktori aderuan sot në partinë e tij, shkruan rtv21.tv

“Unë “aderova” javë më parë në nje episod të serialit më të mirë, “O sa mirë”. Ndërsa sot pata nderin t’u uroj mirëseardhje skenaristit Ard Islami dhe aktorit Fisnik Ademi në platformën tonë “Fillimi i Ri”. Edhe arti dhe kultura kanë nevojë për një energji të re pozitive dhe lidership të ri që ndihmon krijuesit artistikë në vend! #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Back to top button