“Do t’i hetojmë privatizimet e paligjshme”

Albin Kurti premtoi do të ndalet ndotja e mjedisit dhe do të hetohen privatizimet e paligjshme

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se me ardhjen e kësaj partie në pushtet do të ndalet ndotja e mjedisit dhe do të hetohen privatizimet e paligjshme.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se industria e vendit pas procesit të privatizimit është shndërruar në burim varfërie dhe ndotje mjedisore.

“Industria e cila dikur ka qenë punësuese dhe zhvilluese e ekonomisë, pas privatizimit është shndërruar në burim varfërie, papunësie, ndotje mjedisore dhe fitimi të pamasë prej korporatave. Kjo ka ndodhur edhe me Ferronikelin, industrinë që u privatizua në mënyrë korruptive nga miqtë e pushtetit”, ka shkruar Kurti.

Kurti tutje premtoi se do ta ndalin ndotjen dhe do të i hetojnë privatizimet e paligjshme.

“Ne do ta ndalim ndotjen dhe sëmundjen, do vendosim standard mjedisor, dhe do i hetojmë privatizimet e paligjshme”, ka përfunduar Kurti.

Back to top button