Artistët që publikuan albume gjatë viti 2021

Gjatë vitit 2021 ka pasur prurje të shumta në showbizin shqiptar. Thuajse çdo ditë të vitit listës së këngëve të emrave të njohur ju shtuan projekte solo, bashkëpunime por që nuk munguan edhe albume që për disa u bënë edhe rikthim i artisteve, shkruan rtv21.tv
Dafina Zeqiri, Yll Limani, Rina Balaj, Leonora Jakupi, Bardhi, Ardian Bujupi, Elvana Gjata, Mozzik&Loredana,  Aida Doci janë disa prej artistëve që këtë vit sollën albume si dhuratë për publikun.
Leonora Jakupi ka publikuar albumin e paralajmëruar “Amël”.
“Amël” përmban pesë këngë, për të cilat Jakupi bëri të ditur se ka punuar shumë dhe me miqtë më të mirë të saj, Armendin e Aidën. “Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”,“Hajde nxima”, “Centin e fundit” janë këngët e albumit të cilat tashmë i gjeni në Youtube. Të gjitha të realizuara me videoklip. Këngët e këtij  albumi Leonora i konsideron se janë një gurë i çmuar për të.

“Lshoja Zanin” mbanë titullin album i artisti Yll Limani që e solli në fillim të muajit dhjetor. “Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë”, “Çka nëse”, janë këngët pjesë e albumit, ndërkaq të gjitha u mirëpriten nga audienca.

Një befasi për fansat e saj këtë vit e solli edhe Dafina Zeqiri me publikimin e albumit ‘’Dafinë moj’’. “Dafinë Moj” 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.
Për këngen e parë tëe albumit, “Dafinë Moj” Dafina ka bashkëpunuar me nënën e saj Melihate Zeqiri, shkruan rtv21.tv
Të tjera bashkëpunime përfshijnë emra të njohur nga estrada si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta.

 
Vitin 2021 Rina Balaj do e mbajë në mend për arsye se këtë vit ajo solli albumin e saj të parë të titulluar  “Balerina” i cili ka 10 këngë.
Pesë nga këngët e “Balerina” janë realizuar tashmë me klipe: “Addiction”, “Cali”, “Aver”, “Bad Rosita” dhe “Mia”.

Edhe artisti shqiptar, Bardhi këtë vit publikoi albumin e titulluar “Trëndafil”.
Album i Bardhit  mbanë 12 këngë në mesin e tyre është edhe bashkëpunimi me Ledri Vulën që titullohet ”Cope cope”.
Pjesë e albumit “Trëndafil” janë këngët ”Nafaka”, ”Filma”, ”Eyes chicho”, ”Desole”, ”R&R”, ”Perandor”, ”Kadale”, ”Merri”, ”RUF MICH AN”, ”Mfal”, ”Deri dje”.

Këtë vit vendosi që të sjell një album edhe këngëtari Ardian Bujupi. Album i Ardianit titullohet me emrin “10”.
Pjesë e albumit të Ardianit janë këngët “Peligrosa”, “Rebela”, “Habibi” me Azzi Memo, “Versace”, “Warium” me Aylo, “Jump on it”, “Ka je Bonita” dhe “10/10” me Davide.
https://www.youtube.com/watch?v=jkG9VBc3ZQU
Dyshja e njohur Mozzik dhe Loredana këtë vit sollën albumin e shumëpritur, të cilin ka kohë që e kanë paralajmëruar.
Albumi titullohet “No Rich Parents” dhe përmban 14 këngë, disa në gjermanisht, disa në shqip, shkruan rtv21.tv

“Çelu” titullohet albumi që e solli njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera Elvana Gjata.  Ky album përmban 7 këngë të cilat janë,  “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Producenti, Cricket këtë vit ka publikuar mini-albumin “In the Middle”, që përmban pesë këngë të reja.
Në mesin e këngëve katër nga të cilat bashkëpunime, është edhe ai me artisten, Argjentina Ramosaj.
“Doudou” – Cricket ft Louh, “Signals” – Cricket ft Ya Nina, “Can’t Love Myself” – Cricket ft Ya Nina, “Who am I” – Cricket ft Argjentina Ramosaj, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Donat Prelvukaj (@cricket.music)


Një album që përmban vetëm balada këtë vit është publikuar nga Aida Doci dhe motra e saj Argjenda Doci.
Këngët që i përmban albumi janë: ”Boni të fala”, ”Aktor”, ”E lëndove zemrën”, ”Edhe une kam ndjenja”, ”Harrom”, ”Kom dasht”, ”Lot në sy”, ”Plagët i numëroj”, ”Po ti pse” dhe ”Se meritova”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aida Doçi (@aidadoci1)

Këta artistë për muaj të tërë përmes rrjeteve sociale njoftuan rreth punës së albumeve, kështu duke qëndruar sa më afër atyre që i duan./21Media

Back to top button