Artisti anglez krijon portretin e aktorit Daniel Craig me kafe

 
Ka tri vite që artisti 50 vjeçar Wayne Wright, 50 vjeç nga qyteti Solihull në West Mids i Anglisë, krijon art me kafe. Kësaj radhe, ai zgjodhi që me kafe të krijojë portretin e aktorit të famshëm Daniel Craig, i cili paraqitet me rolin e personazhit ikonik James Bond, në filmin e ri të James Bondit “No Time to Die”.
Wright këtë portret e krijoi para premierës botërore të këtij filmi në Londër, ditë më parë.
Wayne në një deklaratë për media me këtë rast ka treguar se si vajza e tij e ka nxitur të krijojë art. Ai ka thënë se më parë nuk kishte krijuar vepra artistike, kështu vajza e tij filloi ta sfidonte me vepra të tilla. Sipas tij, ajo madje i krijonte ato pa brushë e ngjyrë.
Wright ka treguar se në fillim ka provuar të krijojë me çaj, por se çaji ishte shumë i dobët. Më pas ka provuar me salcë mishi, por salca mban erë dhe kështu ka përfunduar duke punuar me kafe. Portretin e parë që ka punuar është ai i Tommy Shelby nga seria Peaky Blinders, dhe pas postimit të tij në mediet sociale, ka marrë me mijëra mesazhe nga persona nga e mbarë bota, të cilët e kanë pyetur nëse ishte për shitje.
Prej atëherë, ai ka treguar se poston krijime artistike në mediet sociale për tërë botën. Wright ka treguar se me kafe nxjerr çfarëdo figure që dëshiron. Disa punime i krijon për pesë minuta, e disa me ditë të tëra./21Media

Back to top button