Londër: Dënim i rrallë gjyqësor

Një oficer i policisë britanik është dënuar sot me burgim të përjetshëm pa kusht me akuzën për rrëmbimin, përdhunim dhe vrasje te Sarah Everard, një rast që ndezi zemërimin dhe një debat kombëtar mbi dhunën ndaj grave.
Prokurorët thanë se Everard po shkonte në shtëpinë e saj në Londër më 3 mars te ketij viti kur Wayne Couzens përdori identifikimin e tij të policisë dhe prangat për ta mashtruar që të hipte në makinën e tij nën pretendimin se ajo kishte shkelur rregullat e Covid-19. Ai e dhunoi pastaj atë dhe e mbyti me rripin e tij të policisë po atë mbrëmje.
Couzens u dënua të enjten me burgim të përjetshëm, i cili është shumë i rrallë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i rezervuar për krime jashtëzakonisht të rënda. Do të thotë që i pandehuri nuk konsiderohet kurrë për lirim me kusht.
Duke dhënë dënimin në një gjykatore të mbushur përplote, Lordi Adrian Fulford e përshkroi Everardin, një drejtor marketingu 33-vjeçar, si një “viktimë e një serie veprash të ekzekutuara në mënyrë groteske” dhe e quajti rastin “shkatërrues, tragjik dhe tërësisht brutal”,raporton BBC./21Media

Back to top button