Artisti i njohur turk nxirret i gjallë nga rrënojat 72 orë pas tërmetit

Rep-artisti i njohur turk, Hikmet Ağca u nxorrë nga rrënojat 72 orë pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraş.

Pas kontrolleve mjekësore Ağca ka bërë një njoftim për fansat e tij në rrjetet sociale.

“Të dashur miq, sapo mora telefonin në duar. Ky vend është në një gjendje mjaft të tmerrshme. Unë isha një nga ata me fat. Qëndrova nën një mur dy ose tre metra në bodrum. nen studio per 72 orë. Siç e shihni jam mirë.Nuk më rrjedh gjakë”, tha ndër tjera Agca.
Numri i të vdekurve në Turqi nga e hëna kur ndodhi tërmeti ka shkuar në 14,014, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se mbi 63 mijë janë të lënduar.
Të paktën 3,162 janë konfirmuar të vdekur në Siri, që bashkë me Turqinë numri tani në total ka shkuar 17,176./21Media

Back to top button