Kurti: I përgëzoj ushtarët tanë në Turqi për guximin dhe për suksesin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka përgëzuar pjestarët e FSK-së, të cilët pas tërmetit të 6 shkurtit po i dalin në ndihmë Turqisë.
Gjatë ditës së djeshme, njësitë e specializuara të kërkim shpëtimit urban të FSK-së kanë shpëtuar një vajzë dy vjeçare dhe nënën e saj, dhe janë duke vazhduar operacionin.

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi përbëhet nga një tog i kërkim-shpëtimit urban, dy ekipe mjekësore dhe një ekip K9 me tre qen. Numri i përgjithshëm i personelit të zbarkuar është 36 pjesëtarë të FSK-së dhe ky kontingjent ka zbarkuar në Republikën e Turqisë me datën 6 shkurt. Ndërkaq nga autoritetet menaxhuese turke ka marrë detyrën të operojë në provincën Hatay të Turqisë jug-lindore. Njësitet e FSK-së në provincën Hatay janë duke zhvilluar operacione të kërkim shpëtimit dhe dhënie të ndihmës së parë mjekësore. Gjatë ditës së djeshme, njësitë e specializuara të kërkim shpëtimit urban të FSK-së kanë shpëtuar një vajzë dy vjeçare dhe nënën e saj, dhe janë duke vazhduar operacionin”, ka thënë Kurti./21Media 

Back to top button