Artisti Italian Dario Gambarin krijon edhe një portret në fushë

Artisti Dario Gambarin, i cili tashmë njihet për krijime artistike në fusha, krijoi edhe një punim. Ky artist italian kësaj radhe krijoi portretin e shkrimtarit anglez George Orwell.

Dario portretin e Orwell e krijoi në shënim të 120 vjetorit të lindjes së tij.

Orwell u lind në vitin 1903 në Motihari, Indi, ndërkaq vdiq në Londër në vitin 1950.

Për punimet e tij të famshme “1984” dhe “Animal Farm” lexohet edhe sot, dhe ka shumë të interesuar për punën e tij.

Për krijimin e poprtretit të Orwell, artisti Dario shfrytëzoi traktor e parmendë, ndërkaq atë e krijoi në një sipërfaqe prej 27, 000 metrash katror në një fushë në afërsi të Veronës.

Dario në një deklaratë për shtyp ka thënë se punimin e këtij portreti ia dedikoi Orwell sepse bota në të cilën jetojmë sot kufizon privatësinë e tyre ashtu siç e kishte parashikuar ai në vitin 1984.

Artisti Italian Dario deri më tani ka krijuar një radhë portretesh në fushë, përfshirë të figurave të artit e atyre politike, të atyre që tashmë kanë vdekur dhe të atyre që janë gjallë.

Në mesin e tyre janë ajo Pikasos, e ish presidentit amerikan Barak Obama, e Papës Francis, Leonardo Da Vinçit, Dostojevskit, të aktivistes për ambientin Greta Thanberg e shumë të tjera./21Media

Back to top button