“As 1 minut” publikohet sonte

Projekti më i ri bashkëpunim i dyshes, Ermal Fejzullahu e Yll Limani publikohet sonte në orën 19:00.
Kjo u bë e ditur nga artistët në Instagram, gjersa “As 1 minut” ishte paralajmëruar ditë më parë.

Madje, sekuencë të këngës, Ermali e Ylli e kishin ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ndërkaq, protagoniste në “As 1 minut” është Vildane Zeneli.
Si Ermali, ashtu edhe Ylli kanë publikuar bashkëpunime shumë të suksesshme me artistë vendorë, të cilat mblodhën miliona shikime në Youtube./21Media

Back to top button