As 24 orë nga publikimi, Ledri dhe Mozzik marrin miliona klikime

“Boom boom”, quhet bashkëpunimi më i ri i Ledri Vulës dhe Mozzikut.

Ende nuk janë bërë as 24 orë dhe duket se kënga ka marrë vëmendjen e publikut. Deri më tani projekti i tyre ka grumbulluar rreth 2 milionë shikime në kanalin zyrtar “YouTube”.

Ky projekt u publikua në mbrëmjen e 24 majit, në kuadër të albumit të Ledrit “1 goat për ty”.

“1 goat për ty” mbanë gjithsej 14 këngë. Veç atyre solo Ledri për adhuruesit e tij ka sjell edhe bashkëpunime si me, Mozzik, Mc Kreshën& Vig Poppën, Lyrical Son dhe Capital T./21Media

Back to top button