Murphy për vizitën e Vulinit në Rusi: Do të ishte mirë për Serbinë të ishte me BE-në

Senatori amerikan, Chris Murphy, pas vizitës së kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin, në Moskë, tha se Rusia po kërkon miq këto ditë.

Por sipas Murphyt, nuk është politike dhe morale mbështetja për regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai tha se “do të ishte mirë për qytetarët serbë nëse Serbia do të respektonte sanksionet kundër Rusisë dhe të ishte me Bashkimin Evropian për këtë çështje”, shkruan N1.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin, vizitoi Moskën dhe u takua me Nikolai Patrushev , Sekretarin i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.

Kujtojmë se Serbia është një nga shtetet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë, pas agresionit të paprovokuar në Ukrainë.

Back to top button