As sivjet s’ka fishekzjarre për Vitin e Ri

Shfaqja e fishekzjarreve të famshme buzë lumit në Londër për Vitin e Ri është anuluar edhe sivjet për shkak të “pasigurive nga Covid”.
Anglia ishte nën bllokim të rreptë vitin e kaluar, por pavarësisht se të gjitha kufizimet janë hequr, kryetari i Londrës, Sadiq Khan e ka anuluar përsëri ngjarjen, transmeton rtv21.tv.
Normalisht për këtë ngjarje rreth 100,000 njerëz mbushin rrugët rreth “Victoria Embankment”.
Fillimi i vitit 2021 u shënua nga miliona shikues duke parë një shfaqje përmes kanaleve televizive.
Duke shpjeguar pse ngjarja e këtij viti gjithashtu u anulua, një zëdhënës i kryebashkiakut tha “Për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga pandemia Covid-19, shfaqja jonë e Vitit të Ri me famë botërore nuk do të mbahet në brigjet e Thames këtë vit”./21Media

Back to top button