Kaloni te përmbajtja kryesore

ShBA do të rihapë kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtarët e vaksinuar

SHBA ka thënë se do të rihapë kufijtë e saj me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga muaji nëntor.
Në një deklaratë, Departamenti i saj i Sigurisë Kombëtare, tha se do të lejojë udhëtimin përmes kalimeve tokësore dhe trageteve. Nga janari i vitit 2022, do të kërkojë gjithashtu dëshmi të vaksinimit për çdo udhëtim mbi këto vendkalime.
SHBA ka kufizuar udhëtimet nga fqinjët e saj veriorë dhe jugorë që nga marsi i vitit 2020, për shkak të pandemisë Covid.
Por administrata e presidentit, Joe Biden zbuloi kohët e fundit se kufizimet për udhëtarët ajrorë të vaksinuar plotësisht do të lehtësohen në nëntor, transmeton rtv21.tv.
Rregullat aktuale ndalojnë hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran, Brazil dhe një numër vendesh evropiane brenda 14 ditëve të fundit.
Në një deklaratë, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se departamenti i tij ishte “i kënaqur që po ndërmerr hapa për të rifilluar udhëtimet e rregullta në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme”. Por ai nuk tha se në cilën datë ndryshimet do të hyjnë në fuqi.
Javën e kaluar Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se të gjithë vizitorët duhet të marrin vaksina të miratuara ose të njohura për përdorim urgjent nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Aktualisht, vaksinat nga Johnson & Johnson, Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë miratuar në SHBA.
SHBA ka regjistruar më shumë se 42 milionë raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 670 mijë vdekje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button