Asamblisti i VV-së thotë se u sulmua nga bashkëpartiaku për një votë

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, Ragip Fetahu, thotë se është sulmuar nga bashkëpartiaku Artrit Mulliqi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Fetahu dha detaje për incidentin që ndodhi në afërsi të objektit të Komunës.
Sipas tij, ky incident mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i Mulliqit për shkak se nuk ka arritur të sigurojë një votë që i ka munguar për t’u bërë shef i grupit.

Policia e Kosovës konfirmoi sot për rtv21.tv se dy persona janë arrestuar në afëri të objektit të Komunës së Podujevës./21Media

Back to top button