Policia konfirmon se arrestoi dy persona në afërsi të objektit të Komunës së Podujevës

Policisë së Kosovës i është dashur të intervenoj sot në afërsi të objektit të Komunës së Podujevës, pasi u informua për një mosmarrëveshje.
Rastin për rtv21.tv e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo tha se dy persona të përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në stacion policor.
“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje në afërsi të objektit të Komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje, e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Ahmeti.
Në media po raportohet se dy personat e shoqëruar në Polici janë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje./21Media

Back to top button