ASAP Rocky në pranga, çfarë ndodhi me reperin?

Pasi zbriti nga një aeroplan privat në LAX, reperi ASAP Rocky u arrestua të mërkurën në mëngjes me dyshimin për sulm me një armë në lidhje me një incident të nëntorit, ku policia e Los Anxhelosit thotë se ai qëlloi mbi një person në Hollywood.
Reperi mbërriti në aeroport gjatë kthimit nga Barbados, ku po pushonte me këngëtaren Rihanna, të dashurën e tij që është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit.
Më 6 nëntor 2021 rreth orës 22:15, një debat mes dy të njohurve ka ndodhur pranë Selma Avenue dhe Argyle Avenue në zonën e Hollivudit.
Debati u përshkallëzua dhe rezultoi që njëri të qëllonte me pistoletë në drejtim të tjetrit, sipas forcave të rendit.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe më pas ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas të shtënave, i dyshuari, i cili u identifikua si Rocky dhe dy meshkuj të tjerë u larguan nga zona në këmbë./21Media

Back to top button