Klopp flet për duartrokitjet e tifozëve për Ronaldon
Klopp është shprehur tejet i kënaqur për lojën e treguar nga lojtarët e Liverpoolit, në fitoren 4-0 ndaj Manchester United.
Klopp ka folur edhe për rastin e nderimit të tifozëve të Liverpoolit që nderuar Cristiano Ronaldon në minutën e shtatë, për shkak të vdekjes së djalit të porsalindur të portugezit.
“E dua atë veprim! Kjo është ajo që futbolli duhet të jetë! I gjithë rivaliteti duhet të lihet anash në këtë moment. Ishte një moment klasi nga tifozët tanë”, ka theksuar Klopp./21Media