Kaloni te përmbajtja kryesore

Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Zatriq dhe Drenoc

Ka përfunduar shtresa e parë e asfaltimit të rrugës që lidh fshatrat Zatriq dhe Drenoc të Komunës së Rahovecit

Projekti për asfaltimin i kësaj rruge, është duke u realizuar në kuadër të investimeve kapitale nga buxheti komunal, për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe ofrimit të kushteve sa më të mira për lëvizjen e banorëve të këtyre dy fshatrave.

Gjatësia e rrugës është 3 mijë e 600 metra, gjerësia 5.5 metra, vlera e përgjithshme e rregullimit të kësaj rruge është 348 mijë e 947 euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button