Kaloni te përmbajtja kryesore

Presidenti i KE-së javën e ardhshme viziton Ballkanin, të mërkurën në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do ta vizitojë javën tjetër Ballkanin Perëndimor.

Turneu i tij ballkanik do të nisë të hënën me qëndrim në Sarajevë, ndërsa do të përfundojë të enjten në Mal të Zi.

Vizita në Prishtinë është paraparë për të mërkurën, më 3 qershor, ku ai do të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe liderët e partive opozitare.

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian organizohet në prag të samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Kjo konsiderohet ngjarja më e rëndësishme politike për rajonin, e cila mbahet një herë në vit.

Liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së pritet të kërkojnë nga të gjitha vendet e rajonit që ta shfrytëzojnë momentumin pozitiv në procesin e zgjerimit, të përmirësojnë sundimin e ligjit dhe të zgjidhin kontestet që kanë me fqinjët.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button