Asgjësohen mbi 1 mijë municione eksplozive që u gjetën në Ferizaj

1 mijë e 447 municione eksplozive janë asgjësuar pasi ishin gjetur nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në “Parkun e Lirisë” në Ferizaj.
Asgjësimi i këtyre municioneve është bërë në një operacion të përbashkët të ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it amerikan dhe KFOR-it ukrainas.
FSK-ja ka njoftuar se operacioni i demolimit është realizuar me sukses në Poligonin e FSK-së në fshatin Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.
Tutje në njoftim thuhet se ëKompania e Deminimit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar do të vazhdojë deri në asgjësimin e gjitha municioneve eksplozive që rrezikojnë jetën e qytetarëve në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button