Asnjë i vdekur, 5 raste të reja me Covid-19

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 5 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 94 qytetarë.
Siç ka informuar ministria, numri i rasteve aktive është 345.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës./21Media
May be an image of text

Back to top button