Sa shpesh mund të dhurojmë gjak, tregon mjekja Maliqi-Qormemeti

 
Mjekja në Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, Safete Maliqi-Qormemeti në Ditën Botërore për Dhurimin e Gjakut tregoi se nevoja për gjak është e pakontestueshme, është çdo herë e pranishme dhe tha se herë pas here ka dhurues vullnetar të gjakut.
Sipas mjekes, gjinia femërore mund të dhurojë gjak deri në tri herë në vit, ndërsa gjinia mashkullore deri në katër herë në vit, kryesisht çdo tre muaj, e që prej kësaj nuk ka ndonjë efekt anësor.

Por, a mund të dhurojnë gjak personat kanë qenë dhurues të rregullt e që të njëjtit kanë qenë të prekur me Covid-19 dhe e kanë kaluar?
Maliqi-Qormemeti në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21 bëri të ditur se ata të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19 e kanë pasur mundësi që të dhurojnë gjak qysh në dy javët e para pasi janë shëruar plotësisht nga Covid-19.
Të njëjtit i janë nënshtruar një testi sereologjik para se të dhuronin gjak, për të parë nëse kanë fituar antitrupa.
“Të gjithë personat që kanë dhuruar plazmë kovalesiente, kanë qenë numër i konsiderueshëm afër 1.200, kanë ndihmuar të tjerët në këtë sfidë e cila ka qenë mjaft e vështirë për të gjithë”, tha tutje Maliqi – Qormemeti./21Media

Back to top button