“Asnjë person që s’është vaksinuar me dy dozat të mos jetë pjesë e stafit administrativ të KQZ-së”

Situata në vend është e rëndë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me Covid-19.
Gjersa zgjedhjet lokale po afrojnë, ditë më parë u kërkua që fushata zgjedhore të shkurtohet, konkretisht ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kërkoi që fushata zgjedhore nga 30 ditë të shkurtohet në dhjetë ditë, duke vazhduar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj i cili kërkoi që fushata të zgjatë vetëm pesë ditë.
Infektologu dhe njëherit deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se asnjë person që nuk është i vaksinuar me dy dozat të mos jetë pjesë e asnjë stafi administrativ të KQZ-së.
“Unë rekomandoj që asnjë person që nuk është i vaksinuar me dy dozat të mos jetë pjesë e asnjë stafi administrativ të KQZ-së. Nuk guxoni të mbani në ndërgjegje, dikë ta sëmurni për një meditje minore”, tha Dreshaj.

Tutje, i njëjti tha se aktualisht situata është e rënduar dhe spitalet janë të mbushura nga pacientë të infektuar më Covid-19.
“Situata që kemi aktualisht është e frikshme, kemi diku rreth 30 mijë raste aktive, çdo ditë me mbi 20 raste të vdekjes, kemi spitalet plot të mbushura”, shtoi tutje Dreshaj./21Media

Back to top button