Asnjë viktimë nga Covid-19, 19 raste të reja

 

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.Në total numri i rasteve aktive është 2.043.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës./21Media 

Back to top button