Këngëtarja shkodrane thotë se Kosova është gjysma e zemrës së saj

 

Këngëtarja shkodrane, Gentjana Gjergji për programin “Me 21- IN” në Radio 21 ka treguar për projektin e ri muzikor “Nana mka thanë”.

Ajo ka thënë se në Kosovë vjen gjithmonë për gjëra të mira dhe se Kosova është gjysma e zemrës saj.

Ajo mendon se kjo këngë do të jetë shumë e përshtatshme për dasma.

Gentjana është suprizuar kur ka marrë disa mesazhe me zë nga vëllai i saj Rolandi i cili e shëqoron atë kudo në mbrëmje e dasma e tashmë janë të pandarë. E për vllain e saj ajo e ka falëndreruar shumë për çdo sakrificë e për mbështetjen dhe është krenare se ajo ka një vëlla si ai.

Për projektet e reja nuk ka dashur të zbulojë se çfarë do të vijë, por një gjë është e sigurt se ajo nuk do ndalet, por mund të jetë edhe solo ose në bashkëpunim./21Media

Back to top button