Asnjë vrasje në Mitrovicën e Jugut gjatë vitit 2018

“Ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme Policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale”

Bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, viti 2018 shënon rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve tjera penale.

Në një komunikatë për media thuhet se rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm.

Ndërsa në fushën e veprave penale gjatë vitit 2018, nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes në zonën e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme Policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale.

Drejtoria Rajonale në Mitrovicë falënderon qytetarët për një bashkëpunim të ndërsjellë, gjë që ka reflektuar që gjatë vitit 2018 të mos ketë asnjë vrasje dhe shpreson që një bashkëpunim i tillë do të mbetet udhëtim i përbashkët edhe në ardhmen me qytetarët.

Back to top button