Asociacioni i Komunave i përgjigjet ministrit Murati (Video)

“Kemi dërguar me kohë listat e punëtorëve për pagat e muajit shtator”
Asociacioni i Komunave ka bërë të ditur se të gjitha komunat e Kosovës kanë dërguar me kohë listat e punëtorëve për pagat e muajit shtator dhe pret që të mos ketë bllokim të tyre. Deklarimi i Asociacionit pason kërcënimin e serishëm të ministrit të Financave për punëtorët që ndodhen në grevë dhe ndalesën e pagës sipas ligjit në fuqi. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura thotë se Qeveria po i shantazhon dhe frikëson punëtorët.(Përgatiti: Lirie Dibrani,kamera: Sadik Bylykbash)./21Media

Back to top button