Asociacioni “kusht” potencial i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Dugolli: Nuk do të biem në grackën e asnjë procesi

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 tha se raporti i Dora Bakoyannis thotë qartë se nuk ka Kosova kushte të tjera për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas tij është e padrejtë që të thuhet që Kosova të kushtëzohet me Asociacioni.

“çështja e asociacionit është kërkesë e Serbisë e cila nuk e ka interes çështjen e serbëve të Kosovës, por është e interesuar që ta destabilizojë Kosovën , ta bëjë shtet jofunksional dhe të ketë territore”, tha Dugolli.

Sipas tij nuk mund të ketë selektim të zbatimit të marrëveshjes, vetëm nëse ecet komplet në zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Në asnjë mënyrë nuk do të ecet uniliteralisht pra, Kosova të zbatojë diçka për të cilën Serbia insiston me këmbngulje e pastaj asaj nuk i interesojnë fare tjerat”, shtoi ai.

“Në nuk do të bijmë në grackën e asnjë procesi që të ecim një-anshëm e të zbatojmë diçka për të cilën Serbia më pastaj do ta përdor si monedhë dhe çështje për ta destabilizuar rajonin”, u shpreh.

“Kushetuta ligjet e Kosovës e lejojnë themelimin e Asociaciacionit, por Serbisë nuk i konvenon”, tha Dugolli.

Sa i përket draft-statuit evropain Dugolli u shpreh se Qeveria i ka dhënë kritikat e veta. Kur u oyet se a e bllokojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nëse kushtëzohen me Asociacionin.

“Ne jemi të interesuar mr çdo kusht që të avancojmë statusin e Kosovës , por jo ta dëmtojmë”, tha Dugolli.
“Do të ishte shumë jo reale e papritur që del diçka jashtë raportit i cili u votu”, deklaroi Dugolli./21Media

Back to top button