Asociacioni sfidon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës?

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk pret që Asociacioni të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Deputetë të kësaj partie presin rezultat pozitiv në Këshillin e ministrave me 16 maj duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet. Partitë opozitare, ndërkaq kërkojnë nga drejtuesit institucional që të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim teksa vlerësojnë se kushtëzimi i Kosovës për anëtarësimi në Këshillin Evropës me asociacionin, do të ishte i padrejtë.

Kohëve të fundit është diskutuar në qarqe të ndryshme për mundësinë që komuniteti ndërkombëtar ta kuështëzoj anëtartësimin e Kosovë në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Teska po afrohet 16 maji kur pritet të mblidhet këshilli i ministrave për të vendosur për anëtartësim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, thotë se Asociacioni i takon një procesi tjetër dhe s’ka të bëj me anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet nuk ka më kushte të tjer që i kërkohen as nuk do t’i kërkohet asociacioni sepse është krejt një proces tjetër i dialogut dhe nuk pres që një kërkesë e tillë të jetë në hapin e ardhshëm kur pritet anëatrësimi i plotë në KiE”, thotë Korenica për rtv21.

Opozita e konsideron padrejtësi ndaj Kosovës nëse Asociacioni bëhet kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, megjithatë ua kujon krerëve të shtetit se këtë çështje duhet tamarrin seriozisht.

“Nuk mund të parashikoj a do të jetë kusht apo jo por Kosova është në një fazë delikate, në fazë të rëndësishme dhe kryeministri e presidentja duhet t’ia vënë kokës gishtin dhe të mendojnë se cfarë veprime do të ndërmarrin deh sa janë të koordinuar me qendrat e vendimmarrjes dhe miqtë. Absolutisht do të ishte e padrejtë sepse Kosova ka nevojë të jetë pjesë e KIE-së, ka kaluar dy faza dhe është e domosdoshme të jetë pjesë e KIE”, thotë Reçica.

Edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, thotë se kushtëzimi i Kosovës me asociacionin do të ishte padrejtësi.

“Si duket do të jetë njëri prej kushteve asociacioni, dhe ne mendojmë se është kusht mjaft serioz dhe nuk është në rregull që Kosova të kushtëzohej për anëtarësim përmes asociacionit. Këto janë vendimmarrje politike qeveria duhet të bëjë më të mirën për integrimin e vendit atje ku kemi synim”, thotë Dreshaj.

Kosova ka kaluar suksesshëm dy faza në procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës, përshi votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku shumica e deputetëve e mbështetën raportin që rekomandon anëtarësimin në këtë organizatë./RTV21/21Media

Back to top button