Astronautët organizojnë lojërat në gjithësi “Space Olympics”

 
Lojëra nga më të ndryshmet, deri tek noti i sinkronizuar i improvizuar në gjithësi, ishin pjesë e lojërave të cilat i realizuan astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë. Këto lojëra interesante ishin versioni i lojërave olimpike, por në ambient me zero gravitet.
Në këto klipe interesante u përfshi: mungesa e rutinës në dysheme, lojëra pa top, not i sinkronizuar në hapësirë, dhe të shtëna me armë, kuptohet të improvizuara.
Videon me këto klipe interesante e shkarkoi në Twitter inxhinieri francez i gjithësisë, Thomas Pesquet, i cili është njëri prej shtatë anëtarëve të ekipit të astronautëve në ekspeditën 65 të këtij stacioni të gjithësisë.
Ashtu si u zhvilluan lojërat në Tokio gjatë Olimpiadës, edhe astronautët performuan lojëra të tilla në mes atletëve ndërkombëtarë, nga Bjellorusia, Franca, Japonia, Rusia dhe SHBA-të.
Po ashtu si në Lojërat Olimpike në Tokë, edhe astronautët u vlerësuan në fund në bazë të kualiteteve, për cilësi të shkëlqyer, për korrektësi dhe punë ekipore.
Garën me të shtëna me armë në ambient me zero gravitet, Peske e quajti garë “përqendrimi e aftësisë”. Por astronautët, në vend të armëve gjuajtën shirita elastik në shënjestër.
Në lojën e hendbollit u përfshinë dy ekipe me nga dy lojëtarë, të cilët u munduan të hedhin një top ping-pongu në një kapak. Këtë lojë e fitoi ekipi Soyuz.
Një lojë tjetër ishte “rrotulimet gjimnastikore në hapësirë pa gravitet”, të cilën e fitoi inxhinieri rus Dubrov. Sfidë ishte rrotulimi në hapësirë pa prekur asgjë.
Veç garave në këtë hapësirë, ekipi i ekspeditës 65 do të bëjë disa eksperimente shkencore për të përmirësuar  gjendjen në stacionin ndërkombëtar të gjithësisë me një sistem të ri solar, i cili për herë të parë u testua në vitin 2017.
Në mesin e eksperimenteve është edhe ai se si pambuku rritet pa gravitet, ku ata do të identitikojnë se cilat lloje të tij për tu rritur kërkojnë më pak ujë e pesticide.
Ky ekip po ashtu do të testojë një ultratingull transportues që mund të përdoret në të ardhmen për misione në gjithësi./21Media

Back to top button