Astronautja e parë me ngjyrë në mision disa mujor në Gjithësi

Një anije kozmike me katër astronautë, përfshirë një astronaute me ngjyrë, arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë për një mision.
Jessica Watkins, vlerësohet të jetë e para me ngjyrë që iu bashkua ekipit të këtij stacioni që do të jetë në mision kohë gjatë, më saktësisht për pesë apo gjashtë muaj.
Anija kozmike SpaceX Crew Dragon u soll në qark rreth tokës për më shumë se dhjetë herë, duke manovruar afër stacionit të gjithësisë, e më pas astronautët hynë në stacion.
Ky mison quhet Crew-4, dhe ai shënon kthimin në ekip të cilin Space X e bën në partneritet me NASA-n.
Në bord janë: astronautët e NASA-s: Kjell Lindgren, Robert Hines, dhe astronautja me ngjyrë Jessica Watkins, si dhe astonautja italiane Samantha Cristoforetti, e cila ndodhet në këtë mision në emër të Agjencisë Evropiane të Gjithësisë.
Watkins në një intervistë muajin e kaluar tha se ky mision është shumë i rëndësishëm për agjencinë dhe për vendin. Përfshirja e saj në ekip është një nder për gratë tjera astronaute me ngjyrë që ishin para saj, dhe për ato që do të jenë në të ardhmen.
Watkins është gjeologe e trajnuar. Ajo ka studiuar rreth sipërfaqes së planetit të kuq.
Ekipi i astronautëve gjatë muajve të qëndrimit atje do të kryejnë studime shkencore si dhe do të kryejnë një radhë trajnimesh./21Media

Back to top button