Sekuenca nga “Avatar 2” prezantohen në CinemaCon në Las Vegas

“Avatar: The Way of Water”, është titulli i filmit të ri vazhdimësi “Avatar 2”, i cili u bë i ditur gjatë një prezatimi në CinemaCon në Las Vegas.
Në këtë festival po ashtu u prezantuan sekuanca nga ky film.
Ata që kanë ndjekur postimet e vazhdueshme në mediet sociale lidhur me të, kanë parë se personazhet kryesore shihen kryesisht në ujë.
Edhe ata që kishin fatin të jenë të pranishëm në CinemaCon, kanë mundur të shohin sekuenca të shkurtra nga filmi në formatin 3D.
Dashamirët e “Avatar 2” do të kenë mundësi të shohin sekuenca online nga ai muajin a ardhshëm.
Sipas faqes zyrtare dedikuar video-lojërave GameSpot , ngjarja në filmin “Avatar: The Way of Water” zhvillohet 10 vite pas atyre në filmin e parë.
Sipas saj, filmi rrëfen tregimi për familjen Sully, që përbëhet nga Jake, Neytiri dhe fëmijët e tyre, dhe problemet që i ndjekin ata, siç janë betejhat për të mbetur gjallë dhe shumë tragjedi.
Aktorja Zoe Saldana paraqitet me rolin e Neitrit. Ajo tashmë ka parë një pjesë të filmit dhe është shumë e emocionuar për punën që ka bërë ekipi realizues. Sipas revistës Independent, Saldana gjatë një interviste ka thënë se ka mbetur pa fjalë kur ka parë filmin, se ai është një aventurë që do të mbesë gjithmonë në mendjen e dashamirëve të filmit.
Filmi “Avatar: The Way of Water” do të lansohet me 16 dhjetor 2022, e tre filmat tjerë vazhdimësi për të cilët është bërë e ditur më parë, njëri do të lansohet me 20 dhjetor 2024, tjetri me 18 dhjtor 2026 dhe i treti me 22 dhjetor 2028./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=CYVIkT1NTxE

Back to top button