Ata që do të punojnë të dielave do të marrin mëditje të dyfishtë

 

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, sot bëri të ditur se të gjitha qendrat tregtare dhe të gjitha subjektet që do të punojnë të dielave, sipas ligjit të ri, do të duhet të paguajnë punonjësit e tyre dyfishin e pagës ditore, si dhe 2% të fitimit të tyre në arkën e shtetit, transmeton TV21.

“Ata që do të punojnë të dielave, duhet gjithashtu që punëtorëve t’ua paguajnë dyfishë mëditjen, si dhe 2% të të ardhurave të tyre që do të fitojnë të dielave do të shkojnë në arkën e shtetit”, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi mes tjerash shtoi se i njëjti ligj do të zbatohet edhe për objektet hotelierike./TV21

Back to top button