Ata që nuk dalin nga dushi pa u ”përvëluar”, djegin kalori sikur të ushtronin 30 minuta

Nëse ajo që preferoni më shumë të bëni është të rrini shtrirë në një vaskë me ujë të ngrohtë kemi një lajm të mirë për ju!
Studimet e fundit kanë treguar se organet e trupit tonë duke marrë nxehtësi mund të djegin kalori dhe jo pak, por aq sa nuk do i besoni dot syve.
Problemi aktual, më i madh i njerëzimit, obeziteti, ka bërë që studiuesit të marrin në konsideratë çdo element që mund të ndikojë në rënien e saj. Studiuesit në Universitetin Loughborough kanë dashur të shihnin se çfarë do të ndodhte kur ata të ngrinin temperaturën e trupit. Kështu, Steve Faulkner ka mbikëqyrur sasinë e kalorive të djegura te 14 burra gjatë dhënies së biçikletë dhe më pas e ka krahasuar atë me kaloritë e djegura për gjatë një ore në ujë të ngrohtë.

Sigurisht, rezultatet nuk janë të pabesueshme, sepse pjesëmarrësit kanë djegur më shumë kalori gjatë dhënies së biçikletës.

Megjithatë, ka qenë interesant përfundimi se banjot e nxehta (60 minuta) nxisin trupin të djegë 130 kalori, ekuivalenti i një shëtitje prej 30 minutash. Mesa duket nuk është nevoja të dilni 30 minuta, por të bëni një dush me ujë të nxehtë./21Media

Back to top button