Atalanta fiton bindshëm në “Diego Armando Maradona”

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Napolit dhe Atalantas, ku Berat Djimsiti ka fituar duelin e shqiptarëve kundër Amir Rrahmanit.
Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Atalanta e ka mposhtur Napolin si mysafire me rezultat bindës 3:0.
Golat e fitores për Atalantan i shënuan Aleksey Miranchuk (minuta e 26’), Gianluca Scamacca (minuta e 45’) dhe Teun Koopmeiners (minuta e 88’).
Me pikët e reja, Atalanta ngjitet në kuotën e 50 pikëve, krahas Napolit që ka 45 pikë në vendin e shtatë.
Rezultati final, 3:0 në favor të Atalantas.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?