“Flitet vetëm për bizneset e shuara”, Murati tregon shifrën e bizneseve të reja të regjistruara

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133.

Ai ka shkruar në “Facebook” se nga viti i kaluar janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja.

“Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja. Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën”, shkroi ai.

Back to top button