Atalanta kërkon 60 milionë euro për transferimin e Romeros

 
Tottenham, Barcelona dhe Manchester United kanë shprehur interesim në shërbimet e mbrojtësit argjentinas, Cristian Romero.
Klubi italian, Atalanta nuk do ta lejojë mbrojtësin Romero të largohet, nëse nuk ka ofertë në regjionin e 60 milionë eurove këtë verë, raporton “Calciomercato”.
Skuadra nga Bergamo e ka opsionin që ta transferojë mbrojtësin e Juventusit për 16 milionë euro dhe do ta aktivizojë atë këtë verë.
Pasi që lëvizja e tij nga Juventusi tek Atalanta të bëhet permanente, kjo e fundit mund të jetë e hapur për të bërë marrëveshje me skuadra të tjera, vetëm nëse e ofrojnë dëmshpërblimin prej 60 milionë eurosh.

Back to top button