Zjarr në një fabrikë, së paku 52 të vdekur

Një zjarr në një fabrikë në Bangladesh la të vdekur 52 persona dhe 30 të tjerë mbetën të lënduar.
Zjarri shpërtheu të enjten në mbrëmje në fabrikën e ushqimit dhe pijeve Hashem në Rupganj, një qytet industrial pranë kryeqytetit Daka.
Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve AP se zjarri u përhap për shkak të kimikateve dhe plastikës të ruajtura brenda ndërtesës.
Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës i tha BBC-së se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë punëtorë nuk ishin llogaritur.
Para incidentit, fabrika gjashtëkatëshe prodhoi lëngje frutash, petë dhe ëmbëlsira, transmeton rtv21.tv.
Autoritetet thanë se njerëzit nuk kishin mundur të iknin sepse një derë që çonte te shkallët në çati ishte mbyllur me dry.
Qeveria ka premtuar reforma që kur një zjarr në një apartament në vitin 2013 mori jetën e më shumë se 1 mijë e 100 njerëzve. Por kritikët thonë se standardet e sigurisë janë ende të dobëta./21Media

Back to top button