Atentat me armë zjarri, një person i vdekur, 5 të plagosur
Një person ka vdekur, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një atentati me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë në Lushnje.
Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vdekur një person i identifikuar si Bledar Muço, rreth 40-vjeç, si dhe janë plagosur 5 të tjerë, raporton Ora News.
Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Ata janë identifikuar si” Judin Velo, 32 vjeç Ervis Tafa dhe Sara Liçi 24 vjeçe. Më vonë është mësuar se janë plagosur në pedonale edhe dy gra, shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar duke krijuar panik dhe frikë mes banorëve.