60 aksidente për 24 orë, u shqiptuan 1 mijë e 420 tiketa trafiku

Në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 60 aksidente komunikacioni, 26 me të lënduar dhe 34 të tjera vetëm më dëme materiale.
Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1420 tiketa trafiku dhe 762 tiketa dënimi për shkelësit e rregullave antiCovid, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 28 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa, 2 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button