Atentat në Milot, një i vdekur, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan sonte në Milot të Shqipërisë, ku fillimisht u raportua për dy të plagosur, ndërsa u njoftua se vdiq njëri nga ta.
Bëhet fjalë për Klisman Preçin 27-vjeç, i cili vdiq teksa po transportohej për në spital dhe Ylli Brahimi 46-vjeç në gjendje të rëndë, i cili mori plagë në këmbë dhe gjoks.
Ylli Ibrahimi dhe Besmir Preçi apo siç njihet ndryshe Klisman Preçi, në momentin e ngjarjes ishin poshtë shtëpisë duke hipur në makinë, ku sapo kishin dalë nga pallati. Të dy qarkullonin me veturë të blinduar.
Nuk dihen ende detaje të mëtejshme për ngjarjen, ndërsa polica është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e saj.

Back to top button