Atentat në Shkodër, viktimës i vranë djalin 21 vjet më parë

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një atentat në markatën e lagjen “Rus”.
N. B., 68 vjeç, mbeti i vrarë ndërsa u plagos A. Z. 58 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar. Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë duke pirë kafe me një punonjësin e tij. Ata janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, ku autorët kanë qëlluar 10 herë në drejtim të tyre.
Pak minuta pas krimit, është gjetur një mjet i djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës, që dyshohet se u përket autorëve.
Mediat në Shqipëri raportojnë se viktimës i kanë vrarë djalin 21 vjet më parë./21Media

Back to top button