Bëhet virale video e cila tregon një grua që rrezikon jetën për të siguruar ujë

Një video virale që tregon një grua që ngjitet në murin e një pusi për të siguruar ujë, ka nxjerrë në pah mungesën akute në disa zona të shtetit qendror indian të Madhya Pradesh.
Videoja tregon gruan duke zbritur në pus pa litar apo parzmore për të marrë ujë.
Njerëzit në fshatin Ghusiya janë detyruar të marrin masa të tilla ekstreme pasi puset dhe pellgjet janë tharë.


Disa zona të tjera në të gjithë Indinë po përballen me krizë të ngjashme të ujit.
Videot që tregojnë indianët që rrezikojnë jetën e tyre për të marrë ujë shpesh bëhen virale. Në prill, një video e ngjashme tregoi një grua që zbriste një pus në shtetin Maharashtra për të marrë ujë.
Një raport global i vitit 2019 e kishte emëruar Indinë në mesin e 17 vendeve ku “stresi i ujit” ishte “jashtëzakonisht i lartë”.
Raporti tha se shtetet e Madhya Pradesh, Punjab, Rajasthan, Uttar Pradesh, Gujarat, Uttarakhand dhe Haryana ishin ndër ato më të goditura nga kriza.
Në Madhya Pradesh, mungesa e ujit është një çështje që përsëritet çdo verë. Qeveria e shtetit ka premtuar furnizim me ujë nga rubineti për çdo fshat deri në vitin 2024. Por uji i pijshëm është ende i paarritshëm për miliona.
Në Ghusiya, fshatarët e zemëruar kanë thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale këtë vit për të protestuar kundër qeverisë./21Media

Back to top button