Atentat në Stamboll

Vritet Saeed Karimian, pronar i kanalit televiziv në gjuhën perse, TV Gem

Themeluesi dhe pronari i kompanisë televizive GEM, e cila transmeton program në gjuhën perse, Saeed Karimian, është vrarë në Stamboll, kanë raportuar mediat ndërkombëtare.

Ai është vrarë në lagjen e Stambollit, Masllak, ku policia ka gjetur automjetin e djegur, i cili është përdorur nga atentatorët.
Karimian është gjykuar në mungesë nga një gjykatë në Teheran dhe është dënuar me gjashtë vjet burg, nën akuzat për përhapje të propagandës kundër Iranit.

Kompania TV Gem përkthen në gjuhën perse programet perëndimore, e më pas nëpërmjet satelitit i transmeton në Iran.
Kjo kompani është themeluar në Londër, e më pas është zgjeruar dhe ka hapur degën edhe në Dubai, shkruan rtv21.tv.

Siç qartësohet në faqën në internet të kësaj kompania, TV Gem ka 17 kanale në gjuhën perse dhe nga një kanal në gjuhën kurdë, azere dhe arabe./21Media

Back to top button