Atentat në Vlorë, vritet një 38-vjeçar

 

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Vlorë. Ora News  mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”, ku për fat të keq ka mbetur i vrarë një 38-vjeçar.

Mësohet viktima ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spital.

Drejt tij është qëlluar me armë zjarri tip Kallashnikov, ndërkohë në vendngjarje janë gjetur gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes që ka tronditur Vlorën mbrëmjen e sotme, sakaq ka policia ka mbërritur në vendngjarje ku dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

Policia njofton se janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve./oranews

Back to top button