Atentati ndaj shqiptarëve në Itali, shkon në dy numri i viktimave

Shkon në dy numri i viktimave nga atentati ndaj katër shqiptarëve në Itali. Mediat italiane raportojne se një tjetër shqiptar ndërroi jetë në spital. Ky i fundit dha shpirt gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Si ndodhi atentati ndaj shqiptarëve

Sipas hetimeve të deritanishme mësohet se para se të kriste arma grupi i shqiptarëve ishte konfliktuar në një lokal në zonën e Frosinones me një grup të rinjsh me origjinë nga Maroku.

La Republica raporton se dy grupet e të rinjve ishin pjesëtarë të bandave kriminale që operojnë në Itali. Pasi dy bandat u konfliktuan ashpër brenda lokalit, të rinjtë dolën që të sqaroheshin  jashtë ambienteve të lokalit. Me të dalë nga lokali, anëtarët e bandës marokene nxorrën armën dhe qëlluan me breshëri kundrejt shqiptarëve.

Pasi zbrazën armën ata hipën në makinën e tyre dhe u arratisën nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Lidhur me ngjarjen reagoi më herët kryebashkiaku i Frosinone, i cili u shpreh “i shokuar”.

Fillimisht mediat në Itali raportuan për një të vrarë dhe tre të plagosur. Por më pas bilanci i atentati u rëndua, pasi njëri nga tre të plagosurit humbi jetën gjatë një ndërhyrjes kirurgjikale në spital.

Viktimat dhe të plagosurit morën plagë në kokë dhe gjoks.

Gjendja shendetësore e dy  të tjerëve është kritike. Nuk ka ende asnjë informacion mbi identititetin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në mes të turmës së njerëzve ku përfshirë dhe fëmijë kishin dalë për të shijuar mbrëmjen, por mbetën të terrorizuar nga sherri mes dy bandave që përfundoi me 2 ë vrarë dhe 2 të plagosur.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë Frosinone Riçardo Mastrangeli./vizionplus.tv/

Back to top button