ATK njofton për afatin e aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal

Afati vazhdon deri më 31 Janar 2018

Mbetën edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar të gjithë qytetarët për afatin e aplikimit për rimburism për kuponët fiskal

“Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal. Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM4/2017, ka filluar nga data 01 Janar 2018 dhe vazhdon deri me 31 Janar 2018”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas ATK-së deri më sot numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar është 39 mijë e 746.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka dhënë edhe udhëzime se si duhet të aplikohet për rimbursim nga kuponët fiskal.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.”, shpjegon ATK-ja.

Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €). Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ )./21Media

Back to top button